Kam mundur të vdes

21 mars 2025 | 10:44

Tahir Desku

 

Sa e gjatë kjo pushkë

Që më bën hije mbi kokë

E ky shkëmb ku po e shkruaj

Këtë varg

 

Kam mundur të vdes

Për shembull në Beverli Hills

Londër Paris a Barcelonë

 

Bulevardeve të Evropës Amerikës

Mes gjinjve të vashave

Rimave e vrimave

 

Kam mundur të vdes larg

 

Bukur po vdes

Tek ky shkëmb

Në këtë varg

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita Ademi   Dora jote dritë e ngrime n’gjeth dashnie...