“Kam pasur informacione se është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt…”, Duda Balje i përgjigjet Sadri Ramabajës

07 prill 2025 | 23:55

Analisti politik dhe mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me deputeten e komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Ai ka pretenduar se ka pasur informacione se Balje ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i dyshuar si organizator i sulmit të armatosur në Banjskë.

“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë,” tha Ramabaja, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse bëhet fjalë për takim fizik apo për komunikim telefonik.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Duda Balje – deputetja e SDU-së – është përfshirë drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus”, ku i ka mohuar pretendimet.

“Jo, nuk kam presione të tilla,” u shpreh shkurtimisht Balje, duke mohuar çdo kontakt me Radoiçiqin.

Ajo theksoi se qëndrimi i saj ndaj mbështetjes për Qeverinë Kurti varet nga vullneti i komunitetit boshnjak.

Balje bëri të ditur se do të organizojë një dëgjim publik në Reçan, ku do të ftojë kryeministrin Albin Kurti për të komunikuar me qytetarët boshnjakë.

“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është i ftuar Albin Kurti në Reçan, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thonë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazi mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart,” deklaroi Balje.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit që të shkojë në Reçan dhe të përballet publikisht me komunitetin boshnjak për të sqaruar pozicionin dhe angazhimin e tij për këtë komunitet.

“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv,” tha Balje./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lobuar me Sekretarin e Shtetit…