Kam përkrahje që ta udhëheq PDK-në në Prizren
Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, synon ta udhëheqë këtë parti në këtë komunë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Totaj ka treguar se brenda anëtarësisë së PDK-së ka disponim të madh që në zgjedhjet e brendshme ta bëjnë atë kryetar.
Totaj ka thënë se për fuqizimin e PDK-së në këtë komunë është duke punuar shumë, pasi po i sjell kësaj partie njerëz me profesione të ndryshme që nuk kanë qenë më parë pjesë e PDK-së.
Në këtë intervistë Totaj ka folur edhe për qeverisjen e Mytaher Haskukës në Prizren.
Ai ka thënë se qeverisja që po bëhet në këtë komunë nuk është diçka me të cilën mund të krenohet Haskuka dhe as Lëvizja Vetëvendosje.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)