Kam probleme brenda LDK-së

29 dhjetor 2020 | 08:36

 

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin “Pressing” në T7, se në LDK i merr vendimet vetëm një grup, përkundër që njerëz të tjerë të këtij grupi mbledhin vota.

Ai ka hedhur akuza ndaj udhëheqësisë së LDK-së duke thënë se shfrytëzon votat që ua sjellin të tjerët, ndërsa caktojnë pozita për njerëzit e tyre.

“Dua të përshëndes Ron Gjinovcin i cili është analisti im i preferuar. E di që të shajnë. Më kanë sulmuar edhe mua. Kam qenë kryetar dege për pesë vjet me radhë. I vetmi mëkat imi është që kam kërkuar reformë. Ajo që po kërkoni edhe ju. Por unë mendoj se ata të cilët kërkojnë një reformë në LDK ata po e duan LDK-në. Nuk e di në Evropë a ka ndonjë parti apo subjekt ku një grup merr vendime për të gjithë. Kemi një grup tjetër që mund të marrë vetëm pozita dhe një grup tjetër që merr vendime vetëm për këta. Ky është problemi në LDK. Për këtë arsye kam probleme brenda LDK-së”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 78 pacientë me koronavirus.…