“Kam qenë e bekuar këtë vit” Aktorja 53-vjeçare mahnit me fizikun e saj
Aktorja dhe prezantuesja e njohur indiane, Padma Lakshmi, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi që kanë shkaktuar “tërmet”.
53-vjeçarja, e cila ka lindur në Indi por që prej moshës 4-vjeçare jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur që ta festojë 53-vjetorin e lindjes në mënyrë shumë origjinale.
Padma ka postuar në “Instagram” disa imazhe, me të cilat ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të shumtë me hiret e saj.
Ndërkohë bashkëngjitur me pozat në fjalë, ajo ka shkruar:
Kam qenë kaq e bekuar këtë vit, me familjen dhe miqtë që kanë qenë pranë meje, më kanë mbajtur, më kanë ngritur lart, më kanë bërë të buzëqesh dhe më kanë kujtuar se sa një jetë të pasur mund të jetojmë nëse jemi të hapur për ndryshim. Nuk do të them se ka qenë vetëm lule, ka pasur momente ankthi, pasigurie dhe thjesht ndihesha e humbur dhe e frikësuar. Por, edhe atëherë, kuptova se kishte një përfitim. Zemra ime është e hapur dhe unë jam shumë mirënjohëse.