Kamala Harris nderon shqiptarët, mbështet Kosovën

03 nëntor 2024 | 22:11

Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ai i së shtunës mund të mos kenë marrë kurrë.

Në adresë të komunitetit shqiparo-amerikan këtë fundjavë u shkoi një letër nga hiç më pak se kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Kamala Harris.

Kjo pos që i gëzoi, i bëri krenar shqiptarët atje, që Haxhi Dauti nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan,  thotë se është hera e parë që një e pretendente për ulësen e kryetarit, të shkruaj për popullin shqiptar që jeton atje tre ditë para zgjedhjeve.

Në letër, demokratja është mirënjohëse për të bëmat e tyre mbi njëqind vjeçare në jetën publike.

Qindra mijëra shqiptarët Harris i nderoi edhe me falënderimin e Shqipërisë që si anëtare e Kombeve të Bashkuara, përkrahu ShBA-të për luftën në Ukrainë.

Pa u përmend nuk mbeti as republika më e re në Evropë – Kosova, për çka u rikonfirmua mbështetja amerikane.

Anise letra e të nominuarës për shefe të Shtëpisë së Bardhë është elektorale, Haxhi Dauti pohon se nuk ka ekzagjerime, për çka pret të vlerësohet nga bashkëkombësit më 5 nëntor.

Në votimet e së martës, Kamala Harris do ta ketë kundërkandidat republikanin Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuari i radhës në Reel Talk me Maxhunin në…