Kamala Harris nuk humb kohë, nis fushatën për mbledhje fondesh
22 korrik 2024
| 08:36
Kamala Harris, e nominuar nga Joe Biden për të qenë kandidate e demokratëve në garën për president, tashmë ka filluar të dërgojë e-maile për mbledhjen e fondeve.
“Unë po kandidoj për të qenë president i Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një mesazh të tillë.
“Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi im është të fitoj dhe të fitoj këtë nominim”.
Harris thotë se ajo ka nevojë për amerikanët në “luftën” zgjedhore, duke u kërkuar atyre të dhurojnë çdo gjë duke filluar nga 20 dollarë (15 £) deri në 500 dollarë (387 £), ose shuma “të tjera”.