Kamala Harris përfundon në “Vogue”, por kopertina shkakton polemika

11 janar 2021 | 02:17

Të përfundosh në kopertinën e revistës “Vogue” është një ambicie për çdo femër të pushtetshme ose pjesë e showbiz.

Por kopertina e fundit e medias prestigjioze, të drejtuar prej vitesh nga një ikonë e modës si Anne Winthour, kësaj radhe ka shkaktuar më shumë polemika sesa lavdërime.

Revista ende nuk ka dalë në botim, por kopertina e parë, e dedikuar zëvendëspresidentes së ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, nuk i ka pëlqyer aspak fansave të saj, por thuhet edhe vetë stafit presidencial.

Fotografia e përzgjedhur kritikohet si aspak në nivelin artistik që Vogue ka mësuar lexuesit e saj, me një Harris të veshur me atlete dhe një skenografi pothuajse rastësore, por ku nuk munguan ata që panë në ngjyrat e sfondit, jeshil dhe rozë, ato të cilat simbolizojnë shoqatën studentore Alpha Kappa Alpha, të cilës i ka përkitur edhe Harris. Të tjerë, panë edhe një ndërhyrje në fotografi për të zbardhur disi ngjyrën e lëkurës së zëvendës presidentes.

Polemikat u shtuan aq shumë në rrjetet sociale saqë Vogue e ka zëvendësuar në versionin onlinë kopertinën e parë, në favor të një pamje shumë më institucionale.

Por sipas burimeve, kopertina e parë dhe e diskutuar është tashmë miratuar p\r versionin e printuar, kështu që polemikat mendohet se do të vijojnë./a2cnn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Prishtinë, ka thënë se…