Kamala Harris premton legalizim të plotë të marihuanës
Kamala Harris njoftoi të hënën se nëse zgjidhet presidente, ajo do të legalizonte plotësisht kanabisin. Gjithashtu Harris shtoi se do të sigurohej që edhe burrat me ngjyrë, të cilët janë prekur më shumë nga lufta ndaj drogave e autoriteteve në SHBA, të përfitojnë nga industria e re. Vince Sliwowski, partner i grupit ligjor të kanabis tha se ishte i lumtur për mesazhin por shtonte.
Griffen Thorne, avokat i specializuar në çështjet e kanabis tha se dukej qartë se premtimi ishte qartësisht politik pasi njoftimi vjen tre javë para zgjedhjeve. Thorne dhe ekspertë të tjerë thanë për se Harris dhe fushata e saj po përpiqet të afrohet me votuesit me ngjyrë, të prekur nga varfëria dhe problemet me ligjin, të cilët më parë nuk do të preferonin të votonin për Harris më shumë sesa për Biden.
Gjatë administratës Biden janë bërë një numër premtimesh mbi kanabis, si lirimi të dënuarve për zotërim të bimës, dhe riklasifikimin e saj nga autoritetet shëndetësore të SHBA. Mirëpo edhe Trump ka ndryshuar tonin e tij për kanabis kësaj vere duke mbështetur një referendum në Florida për legalizimin e kanabisit në formë të lirë.