Kambanat e alarmit të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

31 dhjetor 2024 | 10:39

Lulëzim ETEMAJ

Është folur dhe shkruar shumë për Gjykatën Speciale Politike në Hagë.
Por, opinionit publik i ka munguar fotografia e plotë e saj, e cila u kompletua në masë të madhe këto ditë pas vuajtjes së dënimit të pa drejtë dhe fitimit të së drejtës për t‘iu adresuar opinionit publik nga Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
– Shkelja ekstreme e të drejtave dhe lirive të njeriut, përfshirë edhe vjedhjen e parave të ushqimit nga ana e burgut;
– Fabrikimi, joshja dhe manipulimi i dëshmitarëve nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar;
– Moskryerja e obligimeve nga ana e shtetit të Kosovës;
– Garancinë e ofruar nga Shqipëria, Kroacia dhe Turqia, por jo edhe nga vetë Kosova, për t’i lëshuar të mbrohen në liri drejtuesit e luftës së UÇK-së;
– Rreziku potencial, bazuar në kushtet dhe rrethanat aktuale të sigurisë brenda burgut, që Serbia të ndërmarri veprime ekstreme ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, për ta penguar shpalljen e tyre të pafajshëm dhe humbjen e procesit gjyqësor politik.

Dëshmi për këtë rrezik potencial, është rasti i tentimit për ta marrë në pyetje Nasim Haradinajn nga “Slloveni”, për të cilin autoritet e burgut i thonë më pastaj se nuk ishin në “dijeni” se kush ishte.
Këto janë pesë përshkrimet më esenciale të fotografisë së Dhomave të Specializuara, Zyrës së Prokurorit të Spezializuar Politik në Hagë si dhe burgut të tyre në Scheveningen, pas intervistave që i kanë dhënë ish-të burgosurit politikë të Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati për televizionet e Kosovës.
Një falënderim të madh dhe admirimin tim që të dyve për kurajon qytetare si dhe angazhimin e pa kompromis në shërbim të mbrojtjes së pastërtisë së luftës së UÇK-së, ligjshmërisë, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut!
Bazuar në përshkrimet e hollësishme, thellësisht argumentuese, të gjendjes nga Haradinaj dhe Gucati, është koha e fundit, që në mungesë të veprimit të Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës së Kosovës, për t’u organizuar institucionet tjera, si Avokati i Popullit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), partitë politike, diplomatët aktual dhe ish-diplomatët, Oda e Akovatëve të Kosovës, shteti shqiptar si dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së për t’u takuar me kryetaren e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, BE-në, Këshillin e Europës, qeveritë e vendeve kryesore të BE-së si dhe administratën amerikane për të siguruar një proces të drejtë, që respekton ligjet dhe kushtetutën e Kosovës dhe garanton të drejtat dhe liritë e njeriut, përfshirë sigurinë fizike në burg të krerëve të UÇK-së.


Në të gjitha këto takime do të duhej të ishin prezent pashmangshmërisht edhe Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, si dëshmitarë konkret të devijimeve të kundërligjshme të Gjykatës Speciale Politike të Hagës.
Po ashtu përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare t’u prezantohet ankesa që Nasim Haradinaj tashmë ka bërë në Gjykatën e Strazburgut.
Këmbanat e alarmit po bien fort nga Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati!
Askush nuk mund të thotë nesër se nuk i dëgjuam. Të thotë që nuk ranë se nuk kishte kambana! Të thotë se nuk e kuptuam atë që po na kanoset! Që po i kanoset luftës së pastër të UÇK-së dhe krerëve të saj! Të sotmes dhe sidomos të ardhmes së shtetit të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë…