Kamberi: Bota do ta mbajë në mend Srebrenicën, politika e Vuçiqit për revidimin e historisë dështoi
23 maj 2024
| 18:43
Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kalimin të rezolutës për Srebrenicën në OKB.
Ai tha se Bota do ta mbajë mend Srebrenicën, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Bota do ta mbajë në mend Srebrenicën.
Rezoluta për Srebrenicën kaloi në OKB.
Politika e Vuçiqit për revidimin e historisë dështoi.
84 vende të botës i dhanë grusht të fortë narativit politik të presidentit serb të mohimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit në Srebrenicë, politikës së glorifikimit të kriminelëve të dënuar.