Kamberi dhe Gërvalla diskutojnë për çështjet politike në Luginë të Preshevës
16 dhjetor 2021
| 16:53
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar të enjten me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kamberi ka bërë me dije se me Gërvallën kanë biseduar për çështjet aktuale politike në Luginë të Preshevës.
“Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës,” ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ministrja Gërvalla ka qëndruar të enjten në Luginën e Preshevës ku është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve.