Kamberi dhe përfaqësuesi i KFOR-it amerikan bisedojnë për sigurinë në Mitrovicë
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur në takim pune përfaqësuesin e KFOR-it amerikan, kolonel Noel Hoback.
Në këtë takim është biseduar lidhur me aspektet e sigurisë në vend, me theks të veçantë për veriun e Kosovës, si dhe menaxhimin e pandemisë nga institucionet lokale.
Me këtë rast u potencua se situata aktuale në veri të vendit është stabile, dhe se prezenca e KFOR-it veçanërisht atij amerikan duhet të jetë e pranishme çdo herë në ofrimin e sigurisë së qytetarëve tanë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi kryesuesi Kamberi ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe për kontributin e KFOR-it amerikan, të cilët në vazhdimësi e kanë përkrahur Komunën e Mitrovicës.
(Q.R / Epoka e re)