Kamberi, gati t’i bashkohet Shqipërisë
Shqipëria po përgatitet për grumbullimin e radhës, ndërkohë që vijon puna edhe me zbulimin e elementëve që mund t’i bashkëngjiten. I tillë është edhe rasti i Florian Kamberit.
Sulmuesi 24-vjeçar, i lindur në Cyrih, dhe që ka luajtur katër ndeshje (1 gol) me Kombëtaren U-21 të Zvicrës, po kërkohet me ngulm nga kuqezinjtë. “Sporti në RTV Dukagjini” ka bërë me dije dëshirën e familjareve të lojtarit që ai të bashkohet me Shqipërinë, por duhet të bëhet edhe diçka e fundit nga lojtari. Duke pasur ftesë nga Shqipëria, Kamberit i duhet të formulojë një kërkesë drejt FIFA-s për ndërrimin e Kombëtares. Kjo procedurë do t’i hapte udhë përpilimit të dokumenteve që lojtari të vishej në vijim si kuqezi. Me Hibernian, në 10 ndeshje, këtë sezon, ai ka shënuar një gol.