Kamberi i kërkon kongresistit Engel që çështja e Luginës të përfshihet në dialog
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Beograd për një vizitë zyrtare.
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi.
Gjatë vizitës së tij, Engel është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Kamberi, ka treguar për “lajmi.net”, se gjatë këtij takimi me kongresistin Engel, kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kamberi ka treguar se në këtë takim i ka kërkuar kongresistit Engel që çështja e shqiptarëve të Luginës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.
“Po jemi takuar me konkretin Engel edhe kemi biseduar lidhur me pozitën e shqiptarëve dhe ai shprehu interesimin e tij se si është gjendja e shqiptarëve. Edhe kërkesa jonë ka qenë që edhe ai të angazhohet që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Tash diçka më konkrete nuk kemi dhe mbetet të shihet çfarë do të ndodhë”, ka treguar Kamberi.