![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/shaip-kamberi.jpg)
Kamberi: Komisionerët e Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc
23 qershor 2022
| 16:27
Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar komisionerët e Partisë Socialiste të Serbisë së Ivica Daçiq se e kanë pamundësuar procesin zgjedhor sot në Tërnoc të Bujanocit.
Ai ka thënë se ky subjekt deshi të bëjë mbretëri në Tërnoc.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka thënë Kamberi.