Kamberi: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginën e Preshevës ka shënuar rënie për 58 për qind
13 shkurt 2024
| 16:53
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25 për qind në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58 për qind.
Ai ka thënë se kjo shifër është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria serbe.
“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25 për qind në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58 për qind – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria, me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi në “X”.