Kamberi pasi u zgjodh deputet: Këtë herë dreqërit mbetën të parëndësishëm

01 korrik 2022 | 08:06

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi ka siguruar 698 vota në zgjedhjet që janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit.

Pas përfundimit të votimit, Kamberi tha se këtë herë “dreqërit mbetën të parëndësishëm”.

“Kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm, herën e kaluar patën ndikimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe i sollën një mundim të madh të gjithë fshatit. Pavarësisht se sa janë, janë të parëndësishëm”, tha Kamberi.

Kamberi tregoi se edhe kush i mposhti “dreqërit”.

“I mposhti një mobilizim i madh i Tërnocit dhe komisionarëve tanë”, shtoi ai.

Ai potencoi edhe shqetësimet që do t’i adresojë në parlament.

“Shqetësimet janë shumë të shumta, vjen si produkt i diskriminimeve nga qeveria, nga mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik, që po ndikon në zbrazjen e rajonit. Gjendja në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, me fshirjen e listave”, tha ai në Klan Kosova.

Kamberi është i vetmi shqiptar në parlamentin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar…