Kamberi prezantohet në Zvicër
06 gusht 2020
| 17:57
Sulmuesi 25-vjeçar, Florian Kamberi, është transferuar përfundimisht nga skuadra skoceze, Hiberian FC, tek ajo zvicerane, FC St.Gallen.
Lojtari i kombëtares kuqezi, ende në pritje të debutimit me të, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2023. Është rënë dakord mes palëve të mos zbulojnë modalitetet e transferimit, por sipas mediave skoceze, klubi nënkampion helvet ka paguar rreth 180.000 franga për shqiptarin.