Kamberi prezantohet te Sheffield Wednesday

04 gusht 2021 | 12:44

Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij duke u transferuar në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.

Gjithsesi sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti i huazuar te Aberdeen në Skoci duke mos realizuar asnjë gol, është transferuar te një skuadër me emër të madh në futbollin anglez siç është Sheffield Wednesday që këtë sezon militon në League One.

Kamberi është transferuar në Angli në formë huazimi për një vit nga zviceranët e St Gallen të cilët zotërojnë kartonin e tij. Sulmuesi shqiptar më parë ka luajtur edhe për skuadra si Grasshoppers, Karsluher, Hibernian e Glasgow Rangers.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar sot…