Kamberi: Refuzimi i vizitës së Sveçlës në Luginë dëshmon urrejtje e Serbisë ndaj shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nuk i është lejuar vizita zyrtare në Luginë.
Kamberi ka thënë se vizitat e tilla nuk janë vetëm të nevojshme, por sipas tij, ato janë të domosdoshme.
Ai ka thënë se ky refuzim nga ana e Serbisë dëshmon se pavarësisht zgjedhjeve, “qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”.
“Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarësisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare! Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës”.
Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet ta mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë” ka shkruar Kamberi në “Facebook”.
Sveçla reagon ashpër ndaj Serbisë pasi ia ndaloi vizitën në Luginë