Kamberi: Shtypi qeveritar në Beograd çdo fjalim timin tenton që ta paraqes në mënyrë negative
08 dhjetor 2021
| 07:59
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë shtypi qeveritar në Beograd çdo fjalim të tij tenton që ta paraqes në mënyrë negative.
“Tenton që të deligjitimojë jo mua si individ, nuk është lufta me mua, është lufta me kërkesat politike që unë i shtroj, e që ata e dinë që janë të drejta”, ka Kamberi në RTV 21.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, foli edhe për refuzimin e vizitës në Luginë që i është bërë ministrave kosovarë.
Kamberi tha se autoritetet serbe po dëshmojnë sjellje të vrazhdta dhe kanë shkelur marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel.