Kamberi takohet me Cakajn në Bujanoc: Prezenca e Shqipërisë në Luginë, e mirëpritur
11 qershor 2020
| 13:46
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vizituar Komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi.
“Me ministrin Cakaj në Bujanoc për të bashkërenduar dhe koordinuar veprimet tona konkrete lidhur me agjendat e përbashkëta për Luginën e Preshevës. Prezenca e Shqipërisë në Luginë të Preshevës e domosdoshme dhe tejet e mirëpritur”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.