Kamberi takohet me Hillin, diskutojnë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës
27 mars 2023
| 16:20
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Kamberi ka bërë me dije se me Hillin ka diskutuar për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.
“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T. Christopher Hill”.
“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.