Kamberi takohet me Von Cramonin, bisedojnë për problemet e shqiptarëve në Luginë

23 prill 2024 | 12:47

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Kamberi ka njoftuar se me von Cramon ka diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Sapo përfunduam një takim të rëndësishëm me Eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, për të diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës. Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.

Ai ka thënë se pjesë e diskutimit ishte dhe për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.

“Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”.

“Për ne, bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët tanë është jetësor për të arritur qëllimet tona dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet…