
Kamberi takon ambasadorin Hill: Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginë kërkon masa urgjente
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar të martën me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kamberi ka shkruar në “Facebook” se gjendja e shqiptarëve në atë pjesë kërkon masa urgjente të domosdoshme.
“Drekë pune me dy miqtë e mëdhenj të Luginës së Preshevës, ambasadorin e ShBA-së, Sh.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Sh.T. z. Jan Braathu. Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi. Falënderojë ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend”, ka shkruar Kamberi.