Kamberi: Thelbi i ngërçit në procesin e pajtimit është në Serbi

19 dhjetor 2021 | 14:54

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se thelbi i ngërçit në procesin e pajtimit është në Serbi.

Në  Forumin e 14-të për Drejtësi Tranzicionale, ai ka vlerësuar se ky shtet po e sjell rajonin në situata të reja konflikti.

“Është shumë e dëmshme për stabilitetin dhe demokracinë në rajon, na sjell në situata të reja konflikti. Thelbi i ngërçit në procesin e pajtimit është në Serbi”, ka deklaruar Kamberi.

Sipas tij, Serbia ka një probleme pothuajse me të gjithë fqinjët e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-politikania serbe, Vesna Peshiq, ka vlerësuar se Serbia është faktori…