Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale
23 tetor 2022
| 11:25
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final.
Ai ka shkruar në “Facebook” se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masivisht procesit të regjistrimit.
“Prandaj ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për t’a regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar”, ka shkruar Kamberi.