Kamberi: Vuçiqi po tenton ta minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë

02 janar 2025 | 13:24

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar ashpër qasjen se Serbisë ndaj Kosovës.

Ai ka bërë me dije se presidenti serb Aleksandër Vuçiq po tenton ta minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Kamberi ka thënë se qeveritarët serbë privatisht e dinë që Kosova kurrë më nuk do të jetë nën sundimin e tyre.

“Aleksandër Vuçiq po tenton që ta ulë fajësinë e Serbisë që e ka pasur në luftë dhe disi në procese që ekzistojnë të jetë i barabartë me vendet tjera. Sa i përket Kosovës, mendoj që privatisht ata e dinë që Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbi, asnjëherë çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën… Por po mundohet që përmes kësaj loje gjeopolitike të përfitojë diçka atje. Dhe për të dalë nga kjo situatë me një përfitim, siç e thonë shpesh ata ‘nuk mundet njëri të fitojë gjithçka, tjetri të humb gjithçka’. Por, në anën tjetër nuk mund të dalë me qëndrim konkret për faktin se po të dalë me një kërkesë konkrete, siç shpesh mendohet se e ka kërkesën te veriu, atëherë ajo i bie që Vuçiq e pranon pavarësinë e pjesës tjetër të Kosovës dhe kjo ia ulë, në tryezën e bisedimeve, pazarin”, ka thënë Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka…