Kamberi, Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ia ka përsëritur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë.
Kamberi përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka bërë thirrje presidentit Vuçiq që të heq dorë nga imagjinata virtuale rreth Kosovës dhe të pranojë realitetin se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë.
“Përsëri po ju them që të hiqni dorë nga ‘imagjinatat virtuale rreth Kosovës’ dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë. Vetëm atëherë mund të flisni për miqësinë me shqiptarët. Deri atëherë duhet patjetër ta kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi.
Postimi i plotë i Kamberit: