Kamenica bëhet me shkollë profesionale

20 janar 2021 | 15:08

Komuna e Kamenicës është bërë me shkollë profesionale. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Tejet i lumtur që së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës profesionale në komunën tonë, në kampusin e shkollave të mesme. Kjo shkollë luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë dhe ne vazhdimisht po angazhohemi që fëmijët e Kamenicës të kenë mundësi të barabarta me vendet e tjera”, ka shkruar Kastrati, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Kastratit:

Lajm fantastik për komunën tonë?. Kamenica bëhet me shkollë profesionale?!
Tejet i lumtur që së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës profesionale në komunën tonë, në kampusin e shkollave të mesme?.
Kjo shkollë luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë dhe ne vazhdimisht po angazhohemi që fëmijët e Kamenicës të kenë mundësi të barabarta me vendet e tjera.
Falenderoj organizatën “Qëndresa Kosovare”, që përmes donatorit nga Kuvajti, po bëhet e mundur ndërtimi i një shkolle me të gjitha kushtet e nevojshme!
Urime!
No photo description available.
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe outerwear
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe outerwear
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe outerwear
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, outerwear dhe zyra
May be an image of 1 person, sitting dhe outerwear

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…