Kamenica hap rrugët në disa zona malore

07 korrik 2021 | 15:10

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se është duke u angazhuar në hapjen e rrugëve në zonat më të thella malore të kësaj komune.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është duke u angazhuar në lehtësimin e qasjeve të rrugëve, në zonat më të thella malore. Zyrtarë nga kjo drejtori kësaj radhe kanë intervenuar në rrugën e Kitkës, përkatësisht në lagjen ‘Redenica’. Drejtoria në fjalë, është e gatshme për intervenime, në çdo kohë kur është e nevojshme”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…