Kamenica mbështet organizatën “HandiKOS”

28 gusht 2020 | 14:52

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur të premten në takim udhëheqësen e organizatës joqeveritare “HandiKOS” në këtë komune, Hyrmete Morina. Në këtë takim, Kastrati ka nënshkruar kontratën për ndarjen e mjeteve financiare për organizatën “HandiKOS”, për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta, që ofrohen nga kjo organizatë në Kamenicë.

Kastrati ka thënë se kjo organizatë ndihmon shumë personat me aftësi të kufizuara, dhe do të ketë përkrahje brenda mundësive që i ka komuna.

“Së bashku me zonjën Hyrmete Morina, udhëheqëse në organizatën joqeveritare ‘HandiKOS’ në Kamenicë, sot nënshkruam kontratën për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta që ofrohen nga ‘HandiKOS’ në Kamenicë. Ndonëse përkrahja për personat me nevoja të veçanta nuk është e mjaftueshme, marrë parasysh kërkesat e tyre, ne si komunë në vazhdimësi u kemi ofruar mbështetje me mundësitë të cilat i kemi. Personat me nevoja të veçanta janë pjesë e shoqërisë sonë dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa udhëheqësja e kësaj organizate, Hyrmete Morina, ka falënderuar Kastratin për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Iu falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme kryetar. Ne kemi nevoja të shumta në organizatën tonë. Këto mjete do të shpërndahen për aktivitete të ndryshme”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e…