Kamenica pjesë e takimeve koordinuese me komuna tjera të botës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është duke e përfaqësuar këtë komunë në takime koordinuese me komuna të tjera të botes.
Ai sot ka mbajtur takime nga distanca me kryetarë komunash përfshirë Italia, Austria, Turqia, Serbia, Gjermania, Libani dhe vende tjera, ku është diskutuar për situatën dhe masat që kanë ndërmarr në nivel lokal në këto vende për të luftuar virusin COVID-19.
Kastrati gjatë diskutimeve së bashku me ta kanë ndarë përvojat e tyre për parandalimin dhe mbrojtjen qytetarëve nga pandemia SARS-CoV-2.
Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e Shtabit emergjent komunal janë duke punuar në vazhdimësi që të tejkalohet kjo situatë dhe t’i përmbushin nevojat e banorëve të Kamenicës, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos krijojnë panik sepse të gjithë bashkë do t’ia dalim.