Kamera fikson vajzat e gazetarit shqiptar me fanellat kuqezi, gjithë stadiumi në Amerikë i duartroket
Emocione të forta janë shënuar gjatë ndeshjes së New England Revolution dhe Charlotte FC në Gillette Stadium
Emocione të forta janë shënuar gjatë ndeshjes së New England Revolution dhe Charlotte FC në Gillette Stadium. Por, këto emocione janë dyfishuar dhe trefishuar në momentin që dy vogëlushet e gazetarit shqiptar Flamur Vezaj janë shfaqur në ekranin e madh të stadiumit dhe të gjithë tifozët kanë duartrokitur.
Ka qenë vetë gazetari i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka postuar këto foto të kapura nga ky moment magjik për të voglat e tij. Rëndësia e këtyre fotove merr dyfish vlerë për arsye se Anura dhe Ajla në momentin që dolën në ekranin e madh të Gillette Stadium mbanin veshur bluzat e kombëtares shqiptare.
“Kur Anuara & Ajla dolen ne ekranin e madh me bluzat e kombetares shqiptare gjate ndeshjes mes New England Revolution dhe #Charlotte FC ne Gillette Stadium”, shkruan ai.