Kamerat e sigurisë për zgjedhje në Kosovë nga Serbia
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Çfarë poshtërsie: KQZ-ja, ndonëse u kundërshtua vendosi që vendvotimet të mbikëqyren nga kamera të sigurisë duke ndarë mjete të konsiderueshme për këtë. Dhe këto kamera u sollën në Kosovë në mbrëmjen e vonshme të 3 shkurtit duke u zbrazur në Ministrinë e Drejtësisë. Për opinionin duket lajm i pabesueshëm se nga cili vend u sollën kamerat e sigurisë aq më parë që partia multietnike LVV që është në pushtet dhe regjimi i Albin Kurtit erdhën në pushtet me sloganin: “duaje tëndën” dhe me mendermethënë bojkotimin e mallrave të Serbisë! Kamioni ishte me targa serbe, me shofer nga Serbia i cili pranoi se këto janë kamera të sigurisë dhe të cilat u zbrazën në Ministrinë e Drejtësisë apo bastionin kundër UÇK-së dhe çlirimtarëve që po mbahen si pengje në Hagë. Nga kjo ministri janë ndërmarrë masat shtrënguese dhe kufizuese që përmbajtësisht kanë pakësuar mundësinë e sigurimit të një mbrojtjeje efektive për të burgosurit e Hagës duke ua pakësuar fondet dhe sipas disa dyshimeve edhe duke siguruar dëshmitarë të mbrojtur. Kjo ministri kurrë nuk ka reaguar kundër shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut ndaj pengjeve të Hagës që e ka detyrim ligjor për të gjithë shtetasit e Kosovës. Asnjëherë nuk ka sqaruar takimet sekrete që mbaheshin në terr informativ nga lakuriqet e natës, Trandafilovkës, si kryetare e Gjykatës Raciste Speciale dhe Lenka Çukos, ish ministre e Drejtësisë. As tash përkundër lajmit në media, Ministria e Drejtësisë nuk e demantoi këtë lajm apo nuk dha sqarim për qytetarët e Kosovës si ndodhi që kamioni nga Serbia të sjellë kamera të sigurisë në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Mos u rikthyen në lojë përsëri lidhjet midis zemlakëve, Radoiçiqit dhe Mimoza Kusarit që u treguan si biznesmenë të suksesshëm kundër veteranëve të luftës dhe UÇK-së?! A mos është edhe një tender që e ka ndarë grupi Me Kryeministrin përmes Whats App-it përmes Dejona Mihalit, tash me dikend nga KQZ-ja?! Të poshtër njëherë, të poshtër gjithëherë! Patriotë multietnikë, dhunues të parardhësve patriotë! Turpërues të trashëgimisë kombëtare dhe sakrifikuese të paraardhësve që me këto sjellje antikombëtare po ua lëvizin eshtrat në varr.
Fushata drejt fundit: Çdo gjë e ka një fillim dhe një përfundim sikur edhe fushata e partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Dikush po rrenë, dikush po mashtron, dikush po tradhton dhe të gjithë po premtojnë, çka bëhet dhe çka nuk bëhet. Asnjëherë partitë politike nuk kanë qenë më aktive, më lëvizëse dhe më afër qytetarit – votuesit. Kanë futur shumë para në fushatë, figura ndërkombëtare madje edhe kurdisje përmes Inteligjencës artificiale. Përveç Walkerit, edhe Grenelli u “regjistrua” për votim përkatësisht për formim të qeverisë së ardhshme. Në këtë kontekst po blihen takimet me senatorë, kongresmenë, me udhëheqës të partive të djathta (janë në mirë) dhe partive të majta me shpresë se do të kthehen në modë. Mendoj se votuesit janë përcaktuar për partinë që do ta votojnë, mbesin disa paqartësi të vogla deri në fund. Të besosh se do të fitosh vota apo se kundërshtari do të humbë vota pas deklaratës ndërhyrëse të emisarit Richard Grenell është njëjtë sikur të mos blesh mish duke shpresuar te koçet e dashit. Po nuk e keni të ndaluar të besoni, si partia multietnike LVV-ja ashtu edhe opozita. Gjatë fushatës pozita përdori fjalor rruge kurse pozita duroi me stoicizëm dhe dinjitet rrugaçët e rrugës – fushatës që për mua është vlerë e shtuar në fazën e parademokracisë që aktualisht është në Kosovë. Me saktësi qind për qind kam paraparë fitoren e Trampit dhe republikanëve dhe kjo nuk ka ndikuar aspak gjatë parashikimit për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Qëndroj pranë asaj që e kam shkruar pata gjashtë muajve se: LVV-ja fiton midis 28 – 33 për qind, PDK-ja fiton 23 – 26 për qind, LDK-ja fiton 22 – 25 për qind, AAK-ja 9 – 12 për qind dhe Koalicioni për Familjen 4 – 5.5 për qind. Me siguri të madhe e them se nëse nuk ndodhë ndonjë përmbytje apo tradhti e madhe, Albin Kurti nuk do të jetë KM i Kosovës e as LVV-së në qeverinë e ardhshme. Regjimi totalitar i Albin Kurtit do të zëvendësohet nga opozita.
Koalicionet e mundshme: Për kah gjaku politik, LVV-ja është më e afërta me LDK-në mirëpo nëse bëhet ky koalicion, LDK-ja do të bluhej nga LVV-ja ku, tradhtia e Vjosa Osmanit e vitit 2021 do të konsiderohej vepër humane. Nëse PDK-ja do të bënte koalicion me LVV-në për mua do të ishte një tradhti njerëzore, morale, politike dhe dhunim i sakrificës së dëshmorëve të Kombit dhe të luftës Çlirimtare të lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovë. Po, ta shohim, në Kosovë asgjë nuk është e pamundur të ndodhë prandaj edhe jemi rast sui generis.
A është kijameti afër: Librat fetarë thonë se mbrojtja më e fuqishme ndaj fundit të botës – njerëzimit janë fëmijët, budallenjtë dhe hajvanati – kafshët. Deri vonë Kosova dhe shqiptarët kishin siguri të 100 për qind nga kijameti sepse i kishim të fuqishme dhe të qëndrueshme tri shtyllat kundër fundit të botës. Së fundi ka pasur zhvillime dramatike, ka rënë nataliteti në Kosovë, në vend të rritjes së fondit të shtazëve po blejmë mish dhe pula nga Brazili dhe optimizmin e vetëm për mbijetesë të botës pjesë e së cilës kam edhe unë, janë numri i madh i budallenjve, që kemi aq shumë sa që mund ta shpëtojmë edhe pjesën tjetër të botës. Zoti i Madhërishëm nuk t’i japë të gjitha por as nuk t’i merr të gjitha!
Prokuroria Speciale e Albin M. Babës dhe Lenka Sh. Çukos: Albini nuk e do Prokurorinë aktuale por dëshiron një Prokurori me kryeprokurore Dejona Mihali – Micotakis. E do një Prokurori e cila Martin Berishën do ta shpallte simbol nderi dhe simbol kundër korrupsionit. Një Prokurori që e donë dhe e çmon Ridin dhe Gipin, e përqafon Rozin dhe Jetën, Besnik Rrenc Bislimin, hajdutët e ujit, hajdutët e asfaltit, hajdutët e ilaçeve dhe hajdutët e shpresës. Albin M. Baba do që krejt hajnat e përbashkuar rreth tij të mbrohen nga Prokuroria Speciale që do ta formonte me Lenka Sh. Çukon dhe, po kjo Prokurori të ndjekë të gjithë ata që e mohojnë atësinë e Albin M. Babës. Shpreson magari se në Saharë do të rritet bari!
As Jezu Krishti nuk i ka mbrojtur apostujt e vet sa Albin M. Baba i mbronë hajnat e vet !
Lajme të pa – besueshme: Erdhi dita që HAJNrullah Çeku ta akuzojë dikend për korrupsion. Njëri ndër kryehajnat e regjimit Kurti po e akuzon Përparim Tamën – Përrpën për korrupsion sigurisht në Prokurorinë Speciale të Albin M. Babës dhe Lenka Sh. Çukos. Simptomë e kijametit të mundshëm.
Liberalizimi i vizave ka pritur kohën kur Donika Shvarc do të bëhet ministre e Kurtit e jo se Kosova i ka plotësuar kushtet.
Qeveria Kurti është qeveria e vetme në botë që ka plotësuar premtimet 200 përqind. Lajm i shpërndarë nga Shtimja, nga Donika Shvarc gjatë kafes “Me Çlirimtarin”.
Më 9 shkurt 2025 votohet referendumi kundër korrupsionit, nepotizmit, kapjes së institucioneve dhe ndërmarrjeve publike tha KM Kurti. Këtë top lajm përsërite me 1 prill, 9 shkurti nuk është datë e përshtatshme.
Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, jemi vetëm një hap larg, rrenë e Donika Shvarc Zezës. As nuk u pranuan ndonëse ne Kurtin e nënshkruan fletën poseduese të pronës që nuk i takon Manastirit të Deçanit. Na mashtruan neve, por dështuan me Evropën.
Kurti ndau 500.000 euro për Gazën por nuk ndau asnjë zemër për viktimat e gjenocidit në Gazë. Nuk pati b…ë e k..e.
Padinë për gjenocid kundër Serbisë, Albin M. Kurti dhe Lenka Sh. Çuko do ta bëjnë me Palestinën për gjenocidin në Gazë!
U harrua raporti hetues për shpërthim në sistemin e kanalit Ibër – Lepenc në Varragë. A thua pse? Kaçketa humbi si “shurra e pulës”. A thua pse? Dhe, pse Vojsa Osmani shkoi pa paralajmërim në Deoattamentin e Shtetit Amerikan? Me i ra në gjunjë Grenellit për Albin Kurtin apo me ia premtua kokën e Albin Kurtit Grenellit! Për ta ruajtur kokën presidenciale, duke e shpëtuar Albinin apo duke e bërë Albinin Albin Pashë Tepelenë, kokën në Amerikë, trupin në Prishtinë!