
Kamerieri kthehet në ‘hero’, ua shpëton jetën dy policëve
07 qershor 2018
| 10:54
Një kamerier në Londër ua ka shpëtuar jetën dy policëve që kishin mbetur të bllokuar brenda veturës e cila ishte përmbysur në një anë.
Riyad El-Hassani, 24-vjeç, nxori shëndoshë e mirë policët që ishin rrokullisur me makinën në Limehouse në pjesën lindore të Londrës.