Kamionët me mallra vijnë në Han të Elezit, shoferët presin mjekët

15 mars 2020 | 11:07

Një kolonë e madhe kamionësh dhe maunesh janë bllokuar në Han të Elezit, në pritje të ndonjë ekipi mjekësor për t’i kontrolluar shoferët nëse janë të infektuar me coronavirus.
KALLXO.com ka siguruar pamje nga Hani i Elezit ku shihen kolona të gjata të kamionëve dhe mauneve që me mallra po hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.
Shoferët ankohen se ka gati një orë që po presin.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim t’i mbyllë të gjithë kufijtë e vendit në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Nga kjo masë është i përjashtuar qarkullimi i automjeteve që transportojnë mallra.
Kjo masë është marrë pas konfirmimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë.
Territoret e tri komunave të Kosovës janë vënë në karantinë pas zbulimit të rasteve me coronavirus: Vitia, Klina dhe Malisheva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar falje…