Kamioni bie në lumin Ibër, tre persona lëndohen lehtë

04 tetor 2024 | 15:31

Tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të Kërshit të Dudës në pjesën jugore të Mitrovicës, raporton Kossev.

Personat në fjalë ndodheshin në kamion, i cili për shkak të përshtatjes jo të duhur të drejtimit me kushtet e rrugës, ka zbarkuar në Ibër.

Bëhet e ditur se të aksidentuarit janë transferuar në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në veri të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, të premten pasdite ka publikuar…