
Kamioni godet një grua në Fushë Kosovë
10 mars 2019
| 10:58
Një kamion ka goditur një grua pak minuta më herët në Fushë Kosovë.
Këmbësorja është dërguar për trajtim në QKUK.
Rastin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Rreth orës 9 e 30 në magjistralen Prishtinë-Pejë një person/këmbsor është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar në emergjencë përderisa njësitet policore të trafikut po merren me procedurat e vendshiqimit dhe ato hetimore lidhur me rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Hoxha.