Kamioni shkel një këmbësor në Prishtinë

18 nëntor 2020 | 15:43

Një këmbësor është goditur nga një kamion.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, tek rruga “B” në Prishtinë.

Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘B’, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në…