Kamishi tenton t’ia shqyej këmishën Hajdar Beqës midis Kuvendit (Foto)
15 mars 2018
| 13:22
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa së fundmi është bërë baba për herë të katërt.
Pas tri vajzave, Beqa këto ditë është bërë baba i një djali.
Për këtë rast, kolegët deputetë e kanë uruar Beqën për lindjen e djalit, madje disa edhe gjatë fjalimit shfrytëzuan rastin për urim.
Derisa disa shtrënguan duart me të, deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi, ka dashur ta uroj atë sipas zakonit që kanë shqiptarët, raporton “Gazetablic”.
Kamishi ka dashur t’ia shqyej këmishën Beqës, por ky i fundit refuzoi duke i thënë se nuk ka tjetër.