Kampi i Futbollit të NK Lokomotiva Zagreb vjen në Kosovë!

10 maj 2024 | 14:49

Për herë të parë në Kosovë, NK Lokomotiva Zagreb, organizon kampin e tyre të futbollit për talente të rinj të gjeneratave U-14, U-16 dhe U-18!

Nga data 29 maj deri më 2 qershor 2024, në stadiumin “Ibrahim Gashi”, në Prishtinë të gjithë fëmijët e talentuar kanë mundësinë e rrallë për të provuar veten dhe për të zbuluar potencialin e tyre nën përkujdesjen e stafit trajnues nga NK Lokomotiva Zagreb.

Në këtë kamp, futbollistët e rinj do të kenë rastin të tregojnë aftësitë e tyre teknike dhe taktike, të mësojnë nga profesionistët e fushës dhe të jenë pjesë e një përvoje të paharrueshme futbolli.

Ky organizim është mundësuar nga kompania e mirënjohur për menagjimin e lojtarëve, “Kcira Management” me përfaqësues nga bashkëatdhetari ynë në Kroaci dhe njëkohësisht ish-futbollisti Lekë Kqira dhe Gëzim Kçira, të cilët për herë të pare sjellin trajnerë të mirënjohur Kroat të klubit futbollistik NK Lokomotiva Zagreb.

Nëse keni një talent të veçantë për futbollin, kjo është mundësia juaj për të bërë hapin e parë drejt një karriere të suksesshme në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritja e gjatë e Chelseat për fituesin e çmimit Lojtari…