Kampi Stërvitor i Xhudos po mbahet në Golem

07 nëntor 2024 | 14:14

Nga data 3 deri më 10 nëntor në Golem të Shqipërisë, po mbahet kampi stërvitor i xhudos, i organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës dhe dedikuar grupmoshave Kadet, Junior dhe Senior.

Kampi udhëhiqet nga kryemjeshtri Driton Kuka, i cili po ndan me sportistët pjesëmarrës përvojën e tij të pasur dhe teknikat e avancuara, duke ndihmuar zhvillimin dhe ngritjen e tyre në këtë sport. Kampi mbledh garues të xhudos nga të gjitha klubet në Kosovë, duke krijuar një atmosferë të fuqishme bashkëpunimi dhe avancimi për të gjithë sportistët, me fokus në përmirësimin e aftësive dhe përgatitjen për sfida të ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave…