Kampionati Botëror: Hendbollistet e Kosovës në grup me Francën, Brazilin e Indinë
13 prill 2024
| 15:48
Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) që gjatë gushtit mbahet në Kinë.
Kombëtarja e Kosovës është vendosur në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.
Derisa Franca e Brazili janë kombëtare cilësore, vajzat tona rastin do ta kërkojnë ndaj Indisë, e më pas në ndeshjet për plasman.
Botërori, që për Kosovën është historik, mbahet prej 14 deri më 25 gusht.
Paraqiten 32 Kombëtare të hendbollisteve të reja. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në konkurrencë të femrave në sportet ekipore u kualifikua në Botëror.tv.