Kampionati Botëror i Katarit mund të rritet në 48 shtete
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë me dije se Kupa e Botës mund të rritet në 48 shtete për Botërorin e Katarit që mbahet në vitin 2022.
48 shtete e kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2026, i cili do të zhvillohet në ShBA, Kanada e Meksikë, por Infantino ka shprehur interesim në rritje, pse jo edhe më herët.
“Nëse do të ishte e mundur, pse jo. Duhet t’i shohim mundësitë. Jemi duke folur me shokët nga Katari, jemi duke folur edhe me shumë shokë në rajon dhe shpresojmë që kjo të ndodhë. Nëse jo, të paktën do të provojmë. Duhet të provojmë, sepse ne gjithmonë dëshirojmë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar Infantino.
Ky ndryshim, po ashtu, do të kërkonte nga Katari që zhvillimi i Botërorit të bëhej edhe në shtetet e tjera në rajon.