Kampionati polak fillon më 29 maj

25 prill 2020 | 23:05

Liga e futbollit në Poloni pritet të rifillojë më 29 maj, ndërsa synimi është që edicioni të kompletohet më 19 korrik.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka dhënë leje të shtunën që ndeshjet të luhen pa shikues.

Nëse realizohet synimi, Polonia bëhet prej vendeve të para që vazhdon garën e futbollit. Kampionati në Poloni, njëjtë si thuajse në gjithë botën, është pezulluar për shkak të koronavirusit.

Ekipet elitare në Gjermani dhe Austri tashmë kanë nisur me stërvitje me synim për të vazhduar garën muajin e ardhshëm. Por kjo varet nga qeveritë e të dy vendeve.

Polonia ka raportuar 11 mijë të prekur nga Covid – 19 dhe 499 të vdekur. Në Poloni ka nisur me lehtësim të masave më herët këtë muaj.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm”, ka thënë Marcin Animucki, kryetar i ligës elitare, të njohur si Ekstraklasa. “Pajtimi i qeverisë për t’u kthyer në stërvitje na jep mundësi për të zbatuar planin në të cilin kemi punuar për katër javë. Nëse nuk ka probleme të papritura dhe situata shëndetësore në vend lejon këtë, liga mund të vazhdojë më 29 maj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e parë e pazarit në Gjermani, ku shumë dyqane…