Kampionati rus në rrezik, shkak rastet e reja me Covid-19
Rusia ka programuar për të rifilluar kampionatin në datën 21 qershor, por në ditët e fundit rastet me koronavirus në shtetin më të madh Evropës po rriten me përmasa të frikshme.
7 raste me Covid-19 janë konfirmuar në klubet elitare ruse. Fillimisht ishin Jefferson Farfan (Lokomotiw Moscow) dhe Kostantin Pliev (Rubin Kazan). Të tjerët janë nga Dinamo Moscoë, që është edhe ekipi më i goditur.
Fillimisht mediat në Rusi raportuan se ishin prekur tre futbollistë, emrat ë të cilëve nuk janë publikuar. Veç tyre, më pas pozitiv ka dalë edhe Alexei Pleskov, drejtori i departamentit mjekësor.
“Sport Express” shkruan se tashmë pozitiv me koronavirus ka dalë edhe Dmitry Izotov, trajneri i portierëve. Kjo situatë e krijuar ka bërë që Dinamo Moscow të anulojë për një afat të pacaktuar seancat stërvitore.