Kampione e Evropës, Luiza Gega: Studiova konkurrentët dhe bëra një garë taktike

21 gusht 2022 | 22:57

Kampionia më e re e Evropës në atletikë në garën 3000 m me pengesa, është padyshim Luiza Gega nga Shqipëria, e cila ende i ruan emocionet e finales së një nate më parë. Ajo shprehet se ndihet shumë e lumtur për këtë arritje dhe shumë krenare që përfaqëson Shqipërinë.

“Ishte një emocion shumë i madh! Konkurrentët kryesorë ishin shumë të përgatitur dhe unë i kam studiuar dhe jam munduar që të bëj një garë taktike. Po ashtu gjatë gjithë kohës ndoqa këshillat e trajnerit. Më ndihmoi gjatë të gjitha xhirove për të arritur më shpejt se të tjerët atë vijën e binishit”, ka thënë Gega.

“Është i rëndësishëm medalja dhe pozicioni! Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e vlerësuar dhe jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që përfaqësoj këtë komb! Mund t’i kemi gjërat më të vështira sesa shtete e zhvilluara, por gjithsesi dhe pse në vështirësi nëse e do vërtetë atë që bën dhe je i durueshëm mund t’ia dalësh! Jam shumë krenare. Ka shtete që vijnë me 30 sportistë dhe nuk marrin medalje ari. Jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe nga komentet e shteteve të huaja. Akoma i kam emocionet. Jam më mirë se kurrë më parë”, ka shtuar Gega për “Report Tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia e botës do të arrijë 8 miliardë banorë në…