Kampionët e botës ndalën në “Adem Jashari”
27 mars 2018
| 20:34
Kampionët e botës në fuqi, Gjermania U21 është ndalur në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2019” nga Përfaqësuesja e Kosovës U21 (0-0).
Dominimi i Gjermanisë ka qenë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, por Kosova në krye me portierin Visar Bekaj arriti që me sukses t’i ndalë sulmet e gjermanëve dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.
Pas fitores ndaj Azerbajxhanit (2-0), ky është një tjetër sukses i madh për U21-shat e Kosovës. Pas kësaj ndeshje Kosova ka grumbulluar 11 pikë, kurse gjermanët kanë pesë pikë më shumë dhe renditen në pozitën e parë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)